Ka mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë në moshën 85 – vjeçare ylli i filmit “Scarface”, Robert Loggia. Ai njihet për interpretimet e tij në shumë filma në rolin e djalit të keq, por që kishtë nje zemër të madhe.
Roli i madh që i dha shumë emër dhe që mbahet mend edhe në Shqipëri është ai i vitit 1983, si baroni i drogës, Frank Lopez tek “Scarface” në krah të Al Pacino dhe Michele Pleiffer, transmeton klantv.
Robert Loggia ka interpretuar në disa filma të tjerë të mëdhenj si: “Prizzi’s Honor”, “Big”, “Independence Day”. Loggia vdiq pasditen e së premtes në shtëpinë e tij në Kaliforni, pas një beteje 5 – vjeçare me sëmundjen e Alzaimer-it.

Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut