Ka ndërruar jetë DJ Kay Slay. Ai vdiq të dielën mbrëma në moshën 55-vjeçare, pas një beteje të gjatë me Covid-19. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar vetë familja e Deejay-t të njohur përmes një deklarate për revistën People.
“Zemrat tona janë thyer nga vdekja e Keith Grayson, i njohur profesionalisht si DJ Kay Slay. Një figurë dominuese në kulturën Hip Hop me miliona fansa në mbarë botën, DJ Kay Slay do të mbahet mend për pasionin dhe përsosmërinë e tij me një trashëgimi që do të kapërcejë brezat.
Në kujtim të DJ Kay Slay, familja jonë dëshiron të falënderojë të gjithë miqtë, fansat dhe mbështetësit e tij për lutjet dhe mesazhet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë ndërsa jemi të pikëlluar për këtë humbje tragjike.”

Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...
‘‘E goditëm dikë’’, Tragjedi në aeroportin e Denver në SHBA:...
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershor...
Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ...