Këngëtarja dhe aktivistja irlandeze, Sinead O’Connor, ka vdekur në moshën 56 vjeçare.
Në një deklaratë, familja e artistes tha: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinead sonë të dashur”.
“Familja dhe miqtë e saj janë të thyer dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”, thuhej më tej në deklaratë.
Ajo ishte më e njohur për këngën e saj “Nothing Compares 2 U”, e publikuar në vitin 1990.

Kryeministri i Irlandez, Leo Varadkar, bëri një reagim pas vdekjes së këngëtares, teksa tha që ‘talenti i saj ishte i pakrahasueshëm’.
Ylli, e cila ishte e hapur në pikëpamjet e saj sociale dhe politike, publikoi gjithsej 10 albume.
Albumi i parë i O’Connor, “The Lion and the Cobra”, doli në 1987, duke hyrë në top 40 në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Amerikë.
Djali 17 vjeçar i artistes nga Dublini, Shane, vdiq vitin e kaluar – disa ditë pasi u raportua i zhdukur.
E martuar katër herë, O’Connor njoftoi në një intervistë me një revistë amerikane në vitin 2000 se ajo ishte lezbike dhe pretendoi se ishte biseksuale në intervistat e mëvonshme për media.

Ajo ka lënë pas tre fëmijë.
E njëjta foli hapur edhe për vuajtjet nga problemet e shëndetit mendor.
Rrjetet sociale ndërkaq u vërshuan me dedikim ndaj O’Connor pasi u njoftua për vdekjen e saj mbrëmjen e së mërkurës. /Telegrafi/
Trump paralajmëron: SHBA do të veprojë fuqishëm nëse Irani e...
Tragjedi në Tajlandë, vinçi bie mbi trenin në lëvizje, 22 vi...
Moti në Shqipëri me kthjellime, vranësira dhe mjegull
Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut
Osmani pret sot në takim Sorensen
Moti sot kryesisht i vranët, temperatura -5°C