Ka ndërruar jetë aktori i njohur turk.
Në moshën 65 vjeçare ka vdekur aktori turk, Recep Aktug. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë vajza e tij në rrjetet sociale.
Recepi vuante nga një sëmundje e rëndë me të cilën ishte përballë para dy viteve, transmeton rtv21.tv Aktori tashmë i ndjerë pas vetës la një pasuri të madhe në kinematografinë Turke. Ai mori pjesë në seriale të ndryshme që luante role kryesore. Në Kosovë i njohur u bë me rolin e “Hilmiut” nga seriali “Dashuri dhe ndëshkim”.
Vdekja e tij i ka prekur edhe dy aktoret e njohura, si Seray Gozler dhe Nebahat Çehre. Të dy aktoret në rrjetin social Instagram kanë publikuar fotografi të të ndjerit, teksa kanë shprehur dhimbjen e tyre. Seray e njohur si ”Feridja’ nga seriali ”Mos ma lësho dorën” është lutur për shpirtin e kolegut të saj.
Nebahat Çehre apo si e njohin të gjithë ”Sulltanesha Ajshe” nga seriali “Sulltani-Shekulli i madhërishëm”, ka shkruar se fjalët për një njeri siç ishte Recepi janë të vogla.
Siç njoftojnë mediat turke, varrimi i aktorit do të bëhet nesër.


Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen