Superylli, Angelia Jolie është e zemëruar se nuk mund t’i marrë fëmijët e saj jashtë SHBA-së per shkak të kujdestarisë se përbashkët që kanë me bashkëshortin.
Ajo është duke u përgatitur për të xhiruar “Maleficent 2”, ndërkaq tregon se procedura e kujdestarisë me Brad Pitt është duke vazhduar ende, shkruan DailyMail
Aktorja 42-vjeçare po planifikonte të merrte gjashtë fëmijët e saj: Maddox, 16 vjeç, Pax, 15 vjeç, Zahara, 13 vjeç, Shiloh, 11 vjeç, dhe binjakët nëntëvjeçarë Vivienne dhe Knox.
Megjithatë, thuhet se Jolie nuk mund t’i marrë fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar derisa ajo dhe Brad të kenë zgjidhur çështjen e divorcit.
Çifti tash një kohë janë në betejë, përfshirë se kush do merr kujdestarinë e tyre, që nga ndarja në vitin 2016, madje thuhet se Brad shkon një herë në javë në terapi pasi që dëshiron të jetë një baba i mirë për fëmijët e tij.
Çifti Brad dhe Angelina janë një ndër çiftet më të pëlqyera ./arbresh.info/

Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...