Banorët e Big Brother Vip Albania kanë zhvilluar nga një telefonat me familjarët e tyre për ti pyetur nëse duhet ta vazhdojnë qëndrimin në shtëpi, pas vrasjes së rojës në Top Channel.
Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli e shfrytëzojë këtë telefonatë për të biseduar me nënën e tij e cila ndodhet në Amerikë.

Nëna e artistit i tha se ajo dhe familja janë mirë duke e inkurajuar që të vazhdoj siç ka nisur këtë aventurë ndërsa u shpreh se ata ndihen krenarë për të.
“Luiz si je nënë, ne jemi të gjithë mirë, jemi krenar për ty, ti vazhdo siç je duke vazhduar, ëndrra duhet të vazhdojë, na ke bërë krenarë, njerëz të mirë e të këqij ka gjithkund, por me bekimin e Zotit dhe lutjen e babës dhe mbështetjen e gjithë shqiptarisë mbaje premtimin që e ke dhënë”, ka thënë nëna e shkodranit.
Theksojmë që këtë aventurë për më shumë se një javë Luizi po e vazhdon pa pranin e partneres së saj, Kiara Tito e cila u eliminua nga gara nga përballja me Olta Gixharin në nominim.
Ndërkohë, këtë të shtune pritet që spektakli të rikthehet me rrjedhën normale, pasi të martën përveç që banorët u njoftuan për rastin e kobshëm që ndodhi në televizionin e tyre nuk u mbajt.
View this post on Instagram
Tragjedi në futbollin turk, vdes tifozi i Kocaelisporit, ra ...
Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor
Rrëzohet helikopteri gjatë reagimit ndaj të shtënave në Ariz...
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane pr...
BILD raporton se ylli i Bayernit refuzoi Arsenalin në ditën ...
Moti nesër me vranësira dhe riga shiu