Është duke u mbajtur një nga ceremonitë martesore më të përfolura të këtij viti. Xhensila Myrtezaj dhe partneri i saj i disa viteve, aktori i humorit Bes Kallaku po lidhin kurorë në Pallatin e Brigadave duke bërë bashkë mjaft personalitete VIP të shoubizit dhe fushave të tjera, pa lënë mënjanë dhe miqtë apo familjarët.
Xhensila, një nuse e mrekullueshme dhe e bukur, ka vallëzuar me bashkëshortin nën tingujt e këngës së Jovanotti-t me titull ‘A te’ duke shënuar kështu vallëzimin e tyre të parë si të martuar.
Të pranishmit duken të mrekulluar nga kjo ceremoni dhe betimet që dyshja zgjodhi t’i bëjë njëri-tjetrit. Nuk mund të mungonte në dasmën e tyre edhe kënga më e famshme e Besit me titull ‘Baftjar’, kënga e cila e bëri çiftin të tërbohej.
Madje Besi e hipi Xhensilën mbi shpinë duke kërcyer dhe duke krijuar një atmosferë të paparë.
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...