Këngëtarja Valbona Mema ka treguar në emisionin “Mos i fol shoferit” RTV Ora arsyen pse nuk është martuar kurrë pas vdekjes së bashkëshortit të saj 20 vite më parë.
Rudina Dembacaj: Valbona, unë e di që Sokoli të mungon shumë, por pse ke zgjedhur të jesh vetëm?
Valbona Mema: Jo se unë e kam zgjedhur, por unë jetoj me të, nuk jam vetëm. Unë jetoj me dashurinë e tij, jetoj me gjithçka që ai mua më ka dhënë sepse vërtet kanë kaluar 20 vite, por mua më duket sikur e ka vetëm një 5-minutsh që mua më ka ikur, nuk është sikur ka 20 vite.
Domethënë e dashuruar në përjetësi. Domethënë që unë nuk e meritoja, as ai nuk e meritonte. Ne e meritonim të jetonim të dy të lumtur. Pavarësisht se gjysma ime nuk është e lumtur, unë jam e lumtur për fëmijët e mi. Jam treguar shumë e fortë, nuk nxjerr asnjëherë lot para tyre, por thjesht i jap kurajo, sepse unë kjo jam, kam forcë.
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrov...
Vance: Sulmet nisën sepse Irani nuk e kaloi testin e besuesh...
Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet
Benita shpërthen në lot pas përplasjes me Klodin
Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në ...
Konflikti në Iran/ Trump: SHBA ka armë për një luftë të përh...