Gala Aliaj, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.
Gala, vajza adoleshente e Robert Aliajt, shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike, duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi, ku me zërin e ëmbël arriti të fitonte zemrat e jurisë dhe të publikut.
Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.
Vajza e vogël e artistit shqiptar ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.
Fitorja e këngëtares shqiptare u përkrah nga gjithë Belgjika në “The Voice”./lajmiifundit/

Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...