Mes shumë të njohurve që ju bashkuan mbrëmjen e djeshme eventit festiv të 20 vjetorit të ‘Opinion’, padyshim që nuk mund të mungonte kurrsesi familja e Blendi Fevziut.
Në fund të fundit, përtej gjithçkaje mbështjetja dhe frymëzimi më i madh vjen prej saj dhe dje ishte pikërisht nata e duhur për të festuar kaq shumë vite mund. Përpos bashkëshortes, e cila dukej shumë elegante si gjithnjë, vëmendje të veçantë ka marrë vajza e madhe e moderatorit.
E veshur me një fustan ngjyrë blu të ndezur, kombinuar me një palë sandale minimaliste, Mishel dukej një zonjushë e gjitha e rritur dhe më shumë se gati për të qenë pjesë e sukseseve të të atit. Me flokët e gjatë dhe tiparet e theksuara, 17-vjeçarja duket se ka marrë tiparet më të mira të të dy prindërve. Pak ditë më parë, Fevziu ka postuar në llogarinë e tij të Instagram-it, një foto ku shfaqej bashkë me Mishelin në makinë. Ajo ç’ka ra në sy, ishin komentet e shumta të njerëzve të cilit shprehën habi nga fakti se sa shumë ishte rritur dhe zbukuruar vajza e parë e familjes.
Baba i dy vajzave, Blendi është shprehur tek emisioni i pasdites ‘Rudina’, se përpiqet shumë të jetë prezent në jetën e tyre. Ndër të tjera, ai pohoi se investimi më i madh që do të bëjë për to janë udhëtimet, duke i quajtur si pasura më e madhe që do t’u lërë fëmijëve të tij./Anabel

Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...
Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve...
Emërohen drejtorët e bordit të AKP-së, pa votat e opozitës
Modricit i nevojitet operimi, pas lëndimit të pësuar mbrëmë ...