Ylli televiziv Kylie Jenner ka qëndruar në heshtje që nga lindja e vajzës së saj Stormi, ajo po qëndron në vilën e tyre në Los Anxhelos ku po kujdeset për vajzën e saj të vogël.
Mirëpo edhe pse ende e vogël, Stormi ka filluar ti ngjajë nënës së saj, shkruan arbresh.info.
E pyetur se si është vogëlushja Stormi nga një fanses në Instagram, Kylie tha se ajo duket po i ngjanë çdo ditë e më shumë.
“Ajo është aq e mirë, nuk po mund të ja ndaj sytë gjatë gjithë ditës, ajo duket njëjtë si unë kur isha e vogël’ tha Kylie.
Kylie e cila është në lidhje me reperin Travis Scott, u bë nënë me 1 shkurt të këtij viti, ndërsa lajmin e lindjes së vajzës e bëri pas katër ditësh.
Për vajzën e e Kyliet po kujdesen prindërit e saj Caitlyn dhe Kris Jenner dhe poashtu motrat Kourtney dhe Kim Kardashian, të cilat po i qëndrojnë afër për çdo gjë.
Ajo që nuk ka pasur mundësi të qëndroj me Stormin është Kendall e cila është e angazhuar me karrierën e modelimit./Arbresh.info/





