Vajza e Clinton është sërish shtatzënë. Nëna e re ka shfrytëzuar Twitter-in për të dhënë këtë lajm mjaft të mirë për familjen dhe jo vetëm. Vajza e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillarry Clinton, Chelsea Clinton do të sjellë në jetë një vajzë.
Në profilin e saj në Twitter ajo ka bërë të ditur se vajza e saj Charlotte, gjatë verës së ardhshme do të bëhet me motër.
“Verën e ardhshme, Charlotte do të jetë motër e madhe. Ndihem e bekuar dhe falenderuese për këto festat e fundvitit”, ka shkruar Chelsea. 35-vjeçarja është e martuar që nga viti 2010 me Marc Mezvinsky.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...