Së fundmi këngëtari i njohur Butrint Imeri festoi ditën e lindjes.
Mes shumë miqve e kolegëve, organizoi një festë të madhe, por pa praninë e një prej shokëve më të ngushtë, reperit nga Drenica Don Xhon.
Dyshja njihet për shoqërinë e ngushtë jashtë skenës muzikore, dhe mosprania e Don Xhonit në ditëlindje dhe as një urim nga ai ngriti pikëpyetje te publiku për një krisje miqësie.
E ashtu edhe ndodhi, tanimë ata nuk ndjekin njëri tjetrin në Instagram, gjë kjo që i dha vulën se mes shokëve ka ndodhur diçka, shkruan Arbresh.info


Megjithatë siç jemi mësuar se shumë prej artistëve, bëjnë zhurmë para se ta lasnojnë ndonjë projekt muzikor, mund të jetë diçka e tillë edhe në këtë rast.
Mbetët të shihet se si do të shkojnë gjërat.
Kujtojmë se dyshja vitin e kaluar vulosi hitin veror me ‘Corazon”, që ka plotë 75 milionë klikime në You Tube./Arbresh.info/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...