Google ADS

U skualifikua i pesti nga finalistët, flet për herë të parë Meriton Mjekiqi

16:16 | 26 Maj 2024
E.H

Menjëherë pas skualifikimit, Meriton Mjekiqi ka folur për qëndrimin e tij në Big Brother Vip Albania.

Ai u shpreh se me rëndësi ka që mësoi se familja e tij jashtë ishte mirë, ndërsa shtoi se nuk ka lexuar ende asnjë lajm për veten e tij.

I pyetur për raportin me Ilnisën, ai tha se i dhanë dashuri njëri-tjetrit dhe se do vazhdojnë ta bëjnë.

“Me rëndësi që familja qenka mirë, hala s’kam lexu asnjë lajm. Me Ilnisën… i dhamë dashuri njëri-tjetrit, do vazhdojmë të flasim”, tha ai për tch.

Ndryshe, Meritoni ishte i pari që u skualifikua nga gara për çmimin e madh ndonëse pati një përkrahje të madhe nga publiku.

Largimi i tij, ngriti reagime të shumta ndërsa fituesja e këtij edicioni u zgjodh aktorja Egla Ceno e cila fitoi 100 mijë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme