Së fundmi në mediat turke është përfolur se aktorja Ebru Sahin, e njohur nga roli i “Rejanit”, është në një lidhje me basketbollistin turk Cedi Osman. Mediat turke shkruanin se dyshja po i kalojnë pushimet bashkë e madje ishin parë duke ngrënë darkë së bashku.
Pas këtyre lajmeve, aktorja ka reaguar me një postim në Instagram duke i hedhur poshtë të gjitha thashethemet dhe e indinjuar për lajmet e rreme.
“Nuk e di nëse ato lajme i bëni për profesionin tuaj apo për veten tuaj, por nuk keni respekt. Në vend që të bëni një lajm të vërtetë, bëni lajme të rreme. Sigurisht koha është e nxehtë dhe është më e lehtë për jut ë shkruani lajme boshe, por kjo që po bëni është turp”-shkruajti aktorja.
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...