Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, shpesh herë është bërë cak i mediave rozë edhe pas përfundimit të Big Brother VIP.
Duke qenë se është një fytyrë publike shumë e angazhuar në jetë të përditshme, ajo bën të përflitet për çdo postim që publikon, shkruan arbresh.info
Në disa imazhe të publikuara ditë më parë në “Instagram”, Arjola Demiri dukej tejet bukur, por pas atyre imazhe “shpërthyen” komentet ku akuzonin aktoren se ka përdorur fotoshop ose ka bërë ndonjë ndërhyrje, pasi sipas tyre në “Big Brother” nuk dukej kështu.
Por në të vërtetë duket se magjia e make-up ka qenë arsyeja e shkëlqimit të aktores, që përtej të gjithave, mbetet e bukur dhe e hijshme pavarësisht këtyre “ndërhyrjeve”.
Siç shihet në këto foto, Arjola shfaqet pa “pikë” makijazhi ku edhe duket tejet e bukur.

Arjola duket se tani ka nisur përgatitjet në fushën profesionale, si një aktore e suksesshme në trojet shqiptare./ arbresh.info/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...