Disa vite më parë Rozana Radi dhe Mc Kresha kanë qenë në një lidhje dashurie.
Por këtë vit, ata u përballën tek “Kënga Magjike” ku ishin të dy konkurrentë. E sigurisht pas kësaj të gjithë jemi bërë kuriozë se si ka qenë përballja e tyre.
E ftuar në emisionin “Thumb”, Rozana Radi ka folur për herë të parë për këtë gjë. Këngëtarja është pyetur nëse kanë folur apo janë përshëndetur dhe ajo nuk ka ngurruar të tregojë:
“Posi jo, sapo u përshëndetëm. Ne nuk kemi vrarë asnjeri pastaj kemi 6 vite të ndarë. Unë bashkëjetoj me një njeri që e dua shumë dhe i hëngsha dasmën Kreshës”.- ka përfunduar Rozi duke qeshur.
Tashmë duket se Rozi dhe Kresha ruajnë një marrëdhënie të mirë miqësore edhe pse lidhja e tyre ka përfunduar vite më parë.
Rama takon furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri...
Kostiq dhe Miloviq dënohen me 22 vjet burgim për krime lufte
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa fiskale për të ndaluar r...
Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rasti...
Tragjedia në Vjenë, MPJD:Po koordinohemi me familjarët për k...
Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të v...