Sara Gjordeni ka pasur shumë ndryshime në jetë dhe të gjitha këto i ka shpalosur së fundmi në një intervistë për “Ftesë në 5”.
Pak ditë më parë modelja shqiptare dhe partneri i saj, artisti Bardhi, u kurorëzuan në xhami.
Kjo bëri bujë të madhe dhe u komentua tejet shumë, duke thënë se është konvertuar në fenë islame.
E pyetur rreth martesës, bukuroshja tregoi se donte të plotësonte dëshirën e Bardhit.
Për sa i përket besimit, ish-banorja e Big Brother VIP shtoi se janë të dy tolerantë dhe aspak ekstremist.
Ata tani po jetojnë së bashku në një apartament në Tiranë, ku edhe Bardhi ka zhvendosur të gjitha akvititetet atje.
Dyshja u njohën në edicionin e tretë të Big Brother, më pas u martuan dhe tani kanë një vajzë, Nea. /Telegrafi/
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...