Nga dashuria në sheshin e xhirimeve drejt altarit.
Rreth një muaj pasi shpallën fejesën, çifti i famshëm i aktorëve turq, Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen, kanë caktuar edhe dasmën.
“Haberturk” thotë se tashmë çifti do të martohet në muajin qershor.
Ata janë bashkë prej vitesh, ndërsa në muajin mars u fejuan me një ceremoni familjare në Gjermani, ku edhe jeton familja e Fahriyes.
Vetë Fahriya tha për median se “ende nuk i kemi përcaktuar detajet. As vendi dhe as data e ekzakte nuk janë përcaktuar ende.
. Por, dasma me siguri do të bëhet në Turqi, jo jashtë shtet, për këtë jemi të sigurt.”
Të dy aktorët simpatikë janë të angazhuar me seriale në Turqi dhe në muajt e verës pritet të marrin pushimet.
Në Shqipëri Burak Ozçivit njihet për rolin e Bali Beut në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, dhe Kemali në serialin “Dashuri pa Fund”.
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...
Rriten rastet e shkeljes së të drejtave të autorit në Gjykat...
Kancelari gjerman: Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve ...
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...