“U bo gati dashnia” lansohet projekti i ri nga Mentor Haziri

09:52 | 14 Tetor 2021

Artisti i njohur shqiptar, Mentor Haziri, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“U bo gati dashnia” titullohet projekti i ri muzikor i këngëtarit nga Ferizaj, i cili shquhet për vokalin e tij të veçantë, shkruan portali arbresh.info

Teksti është shkruar nga Aida Baraku dhe për muzikën u përkujdes Armend Rexhepagiqi.

Projekti është lansuar në kanalin zyrtar të këngëtarit në YouTube e po ashtu edhe në platforma të tjera muzikore.

Haziri përndryshe ka qenë shumë aktiv muajve të fundit me prurje muzikore, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara