Kourtney Kardashian është mërzitur me xhelozinë e të dashurit shumë më të ri sesa vetja, Younes Bendjima, i cili nuk ishte dakord me foton e saj që i ekspozonte krejt fundshpinën.
39-vjeçares nuk i kanë pëlqyer komentet e Younes-it, 25 vjeç, dhe sidomos fakti që i bëri ato publike. Kjo i duket shenjë e një impulsiviteti të tepruar. Ndërkohë, njerëz pranë ish-boksierit e justifikojnë veprimin e tij me faktin që nuk e duron dot ta shohë të dashurën gjysmë të zhveshur në sytë e botës.
“Ai e do Kourtney-n vetëm për vete”, rrëfejnë ata.
Dyshja tani vonë është kthyer nga një udhëtim disajavor në Europë. Younesin, që punon si model, e merr malli “çmendurisht” për Korutney-n kur ajo është larg, por 39-vjeçarja mendon se i dashuri i vet duhet ta kapërcejë këtë problem, pasi distanca vjen si pasojë e punës së saj dhe këtë gjë nuk ka ndërmend ta ndryshojë.



100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...