Rihanna ka reaguar për herë të parë pas akuzave që iu drejtuan nga komuniteti mysliman.
Ylli botëror Rihanna para pak ditësh ka organizuar sfilatën e parë me “Savage X Fenty”.
Në këtë sfilatë kanë marrë pjesë emra të njohur të fushës së modelimit, të cilat parakaluan me këngën “Doom”.
Kjo këngë, e cila është publikuar në vitin 2017 flet për fundin e botës dhe ditën e gjykimit, pra ishte një hadith.
Pas gjithë ‘zhurmës’ që shkaktoi kjo këngëm, Rihanna ka reaguar me anë të një postimi të gjatë në Instagram.
“Unë do të doja të falenderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madh që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja, do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim. Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin”, tha ajo./ln
Spiropali paralajmëron hapjen e ambasadës së Emirateve të Ba...
PZAP-ja refuzon ankesën e Vakatit për kandidaten Ena Krasniq...
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
Në Shkodër u përkujtua sot 35-vjetori i demonstratës së parë...
Mbi 1 milion shtëpi pa energji në Ukrainë pas sulmeve ruse
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në...