Altuna Sejdiu-Tuna iu është bashkuar artistëve që po kontribuojnë për banorët që i mbijetuan tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.
Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se së bashku me Kryqin e Kuq në Shkup dhe ‘Parkland Hospitality Group’ do të mbajnë një konferencë për shtyp për të bërë apel masiv për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga fatkeqësia.
Ngjarja mbahet nesër (e enjte) me fillim në ora 11:00.
Statusi i saj i plotë:
Të nderuar anëtarë,
Parkland Hospitality Group me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shkup dhe së bashku me iniciativën e Tuna Sejdi ju fton në konferencë për shtyp, me qëllim; apel masiv per ndihme ndaj familjeve të prekura nga fatkeqësia në Shqipëri. Pjesmarrja dhe përkrahja juaj si komunitet biznesi do të ketë vlerë të madhe dhe do të shtojë vëmendjen e këtij mesazhi për mobilizim në këto çaste, që ju drejtohet gjithsecilit prej nesh si individ apo komunitet biznesesh. Ngjarja do të mbahet në restorant Four, nesër (e enjte) me fillim në ora 11:00”.

Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...