Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mund të mos besojë te ndryshimet, por aktori Leonardo DiCarprio sigurisht që beson.
Leo ka mbajtur një fjalim në Universitetin Yale, ku ka theksuar se fondacioni i tij do të dhurojë një grant prej 20 milionë dollarësh për të luftuar ndryshimet klimatike, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi krenarë që mbështesim punën e mbi 100 organizatave brenda dhe jashtë vendit”, tha ai. “Këto grantë janë aktive në terren, duke mbrojtur oqeanet, pyjet dhe speciet që rrezikohen gjatë viteve të ardhshme. Sfida jonë është të gjejmë mënyra për të fuqizuar jetën tonë, të punësojmë miliona njerëz dhe të kthejmë çdo njeri në një avokat për ajër të pastër dhe ujë të pijshëm. Ne duhet të kërkojmë që politikanët të pranojnë shkencën e klimës dhe të bëjnë angazhime të guximshme para se të bëhet vonë,” tha Leo.
Edhe pse Trump zyrtarisht ka tërhequr SHBA-të nga Marrëveshja e Klimës së Parisit në qershor, aktori ende beson se Shtetet e Bashkuara ‘do të luftojnë ndryshmet klimatike’.
Fondacioni Leonardo DiCaprio fokusohet në ndryshimet klimatike, të drejtat autoktone, ruajtjen e kafshëve të egra dhe të oqeanit dhe ka dhënë mbi 80 milionë dollarë grante që nga themelimi në 1998./arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...