Një medie zvicerane publikoi një artikull me titullin “Fansat e Loredanës e dënojnë atë me fotot para dhe pas”.
Mediumi zviceran “Nau.ch”, ka publikuar disa fotografi të Loredanës, të cilat janë realizuar shumë vite më parë, para se ajo të ishte e famshme.
Në atë artikull rrëfehet rasti se si Loredana po akuzohet si e dyshuar për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim.
Po ashtu, aty u përmend edhe konferenca për medie e thirrur nga Loredana.
“Nau.ch” publikon fotografitë e Loredanës, për të cilat thotë se fansat e saj ia kanë postuar në rrjete sociale. Madje, aty përmenden edhe ‘ndërhyrjet’, ku ndër të tjera shkruan “Dallimet janë të qarta, flokët e saj tani janë të verdha, dikur ishin të zeza, hunda më e gjerë, buzët më të holla dhe fytyra më e plotë. A është ajo në foto nuk dihet, por shenjat në fytyrë dhe dhëmbët janë të njëjtë”.


Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...