Tom Hardy u transformua për skenat e çuditshme në filmin e tij të ri Al Capone.
Aktori britanik 42-vjeçar luan rolin e një gangsteri famëkeq amerikan, në filmin e ri i cili dokumenton një vit të jetës së tij deri në fund të ditëve të tij, shkruan TheSun.
Capone u la i lirë nga burgu më 1939 pasi vuajti gati tetë vite nga dënimi i tij 11 vjet për evazion fiskal.
Ndërsa ishte në burg, ai u diagnostikua me sifilis dhe gonorre dhe deri në fund të afatit të tij në burg ai ishte tejet i hutuar dhe i çorientuar.
Filmi pason jetën e Capones në arrest shtëpiak në Florida pas lirimit të tij dhe betejën e tij me neurosfilisin.
Ai jo vetëm që vuan nga harresa e jetës së tij të krimit, por në skena të çuditshme ai vjen me veshje interesante, të kompletuara me shaminë e kokës.
Në një skenë tjetër, Capone është duke drejtuar një makinë së bashku me personazhin e Matt Dillon teksa kishte vendosur syze dielli të grave, një shall të modeluar në qafë dhe një kapelë të zezë po ashtu të grave.
Tomi dukej i panjohur si Capone, me sy të kuq dhe 20 vjet më i vjetër, si një burrë në fund të 40-ave.
Ai ndërron cigaren e tij për një karotë në një moment. Filmi është me regji të Josh Trank por vlerësimet e para janë të përziera.
Një numër i kritikëve vlerësuan performancën e Tomit, të tjerët menduan se nuk ofron asgjë të re në jetën e çuditshme të famëkeqit Capone.







Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...