Aktori i njohur Tom Hanks ka thënë se nuk ka dëgjuar ndonjë akuzë për ngacmim seksual për producentin e njohur Harvey Weinstein, por ka theksuar se kishte shumë njerëz në Hollywood që e dinin ‘saktë se çfarë po ndodhte’.
Në një intervistë për NPR, Hanks ka folur për akuzat e fundit ndaj produceniti, ndërsa ka theksuar se nuk ndihet pjesëmarrësh në këto akuza, transmeton portali arbresh.info
“Mund të jeni budalla dhe mund të keni shumë vese të këqija, por kjo nuk do të thotë që jeni edhe maniak seksual”, tha ai. “Kjo është mënyra që funksionon në këtë kohë, unë jam shefi, ti duhet të më kënaqësh mua”.
Në njëfar forme ai ka akuzuar njerëzit që e kanë ditur se çfarë po ndodhte dhe kanë prefereuar të rrinë të heshtur.
61-vjeçari ka theksuar se njerëzit do të duhet të flisnin kohë më parë për këtë fenomen dhe të paralajmëronin të tjetër në lidhje me gjestet që ka bërë producenti.
Ai ka shtuar se “një heshtje dhe një marrje hovi e këtij lloji” nuk do të përfundojë kurrë./arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...