Ai theu kyçin e këmbës para gjashtë muajve në shesh-xhirimin e filmit Mission: Impossible 6, duke u përplasur me një mur.
Por, Tom Cruise është kthyer sërish në formë për të vazhduar xhirimet që tani u zhvilluan në Katedralen e Shën Paulit në Londër, transmeton portali arbresh.info

I vendosur që të kryej vetë të gjitha akrobacitë, aktori 55 vjeçar dukej i tensionuar fizikisht sa ishte duke fluturuar në ajër për skenat nga lartësia.
Ashtu i varur lartë, ai arriti të buzëqeshë dhe të përshëndes fansat.

Kujtojmë se Tom Cruise është një aktor i mirënjohur në industrinë e filmit në Hollivud, mundi i të cilit është shpërblyer më çmim nga Akademia./Arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...