Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim pjesëtarët e Operacioneve Speciale të cilët përfunduan me sukses një trajnim intensiv në xhunglat tropikale të Belizes.
FSK njofton se ky trajnim u zhvillua si pjesë e programit përgatitor për operacione në mjedise të vështira dhe komplekse, në bashkëpunim me njësitë Parashutiste të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë trajnimit, pjesëtarët e FSK-së u aftësuan në mbijetesë, lëvizje taktike dhe operime efektive në kushte ekstreme.
“Trupat u përballën me terren të dendur, klimë të ashpër tropikale dhe lodhje të vazhdueshme, duke testuar në maksimum përgatitjen e tyre fizike dhe mendore. Ky angazhim kontribuoi në rritjen e disiplinës, qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, gjenerallejtënant Jashari i përgëzoi pjesëtarët për profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë këtij trajnimi sfidues, duke vlerësuar përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për të vepruar me vendosmëri në çdo mjedis operacional.
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...