Ka kaluar vetëm një javë që kur u bë publik lajmi se nipi i Mbretëreshës Elizabeth, Peter Phillips do të divorcohej nga bashkëshortja e tij, Autumn. Tani një tjetër lajm divorci vjen nga mbretëria. Konti i Snowdon dhe gruaja e tij, Kontesha e Snowdon kanë rënë dakord për një “divorc miqësor”. Lajmin e ka konfirmuar një përfaqësues i çiftit mbretëror.

“Konti dhe Kontesha e Snowdon kanë dakord miqësisht që martesa e tyre ka ardhur drejt fundit dhe ata duhet të divorcohen. Ata kërkojnë që shtypi të respektojë privatësinë e tyre dhe atë të familjes”, -tha zëdhënësi i tyre.

Konti i Snowdon, David Armstrong-Jones është i biri i princeshës së ndjerë (motrës së Mbretëreshës Elizabeth), Margaret me fotografin Antony Armstrong-Jones. Ai ka qenë i martuar me bashkëshorten e tij Serena për 26 vite dhe kanë dy fëmijë, Viscount Linley Charles Armstrong-Jones dhe Lady Margarita Armstrong-Jones.

Nipi i preferuar i mbretëreshës drejt divorcit dhe miqtë mendojnë se shkaku është Meghan-i
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...