Dj i famshëm, Tiesto po i gëzohet suksesit të kolegut të tij, Martin Garrix. Tiesto, i ka uruar shumë sukses Dj-t tjetër në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore.
“Sapo po e telefonoja Martin Garrix përmes FaceTime për t’i thënë atij suksese gjatë mbylljes së Olimpiadës”, ka thënë Tiesto në Instagram, ku ka ndarë edhe një foto ku shihen të dy duke komunikuar me njëri tjetrin.
Tiesto, poshtë fotos kishte shkruar gjithashtu: “Jam shumë krenar për ty”.
Tiesto është një ekspert me përvojë. Ai u kthye në vitin 2004 në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike Verore në Athinë. Ai pastaj shoqëroi atletët që hynin në stadium me muzikën e tij.
Garrix njoftoi të shtunën se Tiesto ishte frymëzimi i tij për t’u bërë DJ./radiovalarinore/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes