Era Istrefi shpërtheu në skenën ndërkombëtare pata dy vitesh dhe ylli në ngritje do të bëjë performancën më të madhe në karrierë deri më tani – e nis The Sun shkrimin për këngëtaren shqiptare.
Ajo do të shoqërohet nga Will Smith dhe Nicky Jam për interpretimin e himnit të ‘Kampionatit Botëror 2018’, “Live It Up”, mirëpo më poshtë mund të mësoni kush është ajo, vazhdon tabloidi.
Kush është Era Istrefi

Era Istrefi ka lindur më 4 korrik 1994 në Prishtinë, Kosovë dhe është vajza e këngëtares Suzana Tahirsylaj dhe gazetarit Nezir Istrefi.
Ajo debutoi në skenën muzikore të vendit të saj në vitin 2013 duke publikuar këngë në dialektin gegë që përmbanin edhe fraza në anglisht.
24-vjeçarja u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën e saj “BonBon”, suksesi i të cilës bëri që ajo të nënshkruante me Sony dhe Ultra Music brenda një muaji.
Era mori shtetësinë e Shqipërisë në vitin 2016 dhe një vit më pas e fitoi çmimin ‘European Border Breakers Award’.
Kur është ceremonia përmbyllëse e Kampionatit Botëror 2018

Ceremonia përmbyllëse do të mbahet para fillimit të finales së Kampionatit Botëror (me fillim rreth orës 16:40).
Kroacia dhe Franca do të luajnë para 81.000 tifozëve në Luzhniki Stadium në Moskë dhe miliona shikuesve që do ta ndjekin përmes ekranit. /arbresh.info/
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...
Shtrenjtohen biletat e autobusit, nga sot 2 euro për linjën ...
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...