Mbrëmja e fundit e spektaklit Big Brother VIP Albania solli një televotim ndryshe nga herët e tjera, duke vendosur të gjitha vajzat e shtëpisë në nominim.
Ky vendim erdhi si rezultat i avantazhit të lideres së shtëpisë, Krisa, e cila kishte në dorë të zgjidhte nëse në televotim do të shkonin djemtë apo vajzat.
Ajo vendosi që këtë herë në nominim të shkonin vajzat, duke krijuar një situatë të paprecedentë në garën për qëndrimin në shtëpi.
Pas vendimit të saj, të nominuarat për këtë javë janë: Krisa, Rozana, Egli, Valbona, Loredana, Livia, Gerta dhe Danja.
Me këtë zhvillim, loja bëhet edhe më e tensionuar, pasi njëra prej tyre do të duhet të lërë shtëpinë bazuar në votën e publikut.
Përveç këtij televotimi surprizues, spektakli i mbrëmshëm ishte i mbushur me emocione, sfida dhe momente të veçanta për banorët.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky vendim në dinamikat e shtëpisë dhe cili do të jetë rezultati përfundimtar i këtij televotimi të pazakontë. /Telegrafi/
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...