Në mesin e një situate të tensionuar dhe tronditëse, që ndodhi live gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku ishte reagimi i Rozana Radit, finaliste e këtij edicioni.
Ndryshe nga Gerta, e cila u trondit dhe bërtiti, apo Egli, që vrapoi menjëherë për të kërkuar ndihmë nga produksioni pas momentit kur Jozi goditi me shuplakë Gjestin, Rozana qëndroi krejtësisht e qetë.
Në pamjet që u transmetuan, ajo shihet duke ndjekur situatën pa ndonjë reagim të theksuar emocional – thjesht shikonte në heshtje, edhe pse Gjesti përfundoi në tokë pas goditjes.
Ky reagim “i ftohtë” i artistes ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta nga shikuesit. Disa e konsideruan si reagim të kontrolluar dhe të matur, ndërsa të tjerë u shprehën të habitur se si dikush mund të qëndrojë aq indiferent në një moment dhune të hapur, të ndodhur para syve të saj.
Pavarësisht komenteve të ndara, është e qartë se prania e mendimit të saj në publik është ndjerë fuqishëm, edhe pa pasur nevojë për fjalë apo veprime.
Ndërkohë, rrjeti vazhdon të vlojë me reagime dhe analizime të çdo detaji të ngjarjes, e cila tashmë ka kaluar përtej kufijve të argëtimit dhe ka hyrë në sferën e debatit publik për etikën, dhunën dhe qëndrimin e figurave publike përballë situatave të ndjeshme. /Telegrafi/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...