Spektakli i natës së sotme (e shtunë) nisi më ndryshe në Big Brother VIP Albania.
Një koreografi dhe një këngë të cilat banorët i kishin përgatitur brenda në shtëpi për 100 ditët që kaluan brenda, e sollën si performancë, në studion e Big Brother.
Të gjithë banorët u mblodhën në mes të studios, pikërisht aty ku Ledioni zakonisht drejton emisionin, dhe filluan të gjithë duke kërcyer dhe duke kënduar.Graciano, i cili është balerin profesionist, shihet duke e drejtuar koreografinë me mjeshtri, duke shfaqur edhe njëherë talentin e tij.
Po ashtu vëmendja ishte edhe te Romeo, i cili udhëheqte grupin në të kënduar.
Diçka që nuk ishte e lejuar ta bënin, ishte të mos takonin ish-banorët, të cilët janë zakonisht të ftuar aty çdo spektakël,por banorët prapëseprapë nuk respektuan këtë rregull. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...