Edhe të famshmit po i presin nën stres rezultatet e votave.
Nëse jeni në ankth për zgjedhjet, dijeni që Hollywood-i është aty me ju, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Të famshmit, përmes rrjeteve sociale kanë ndarë emocionet e tyre rreth zgjedhjeve të vitit 2020.
Cardi B postoi një video, ku shfaqej shfaqej duke pirë cigare të shumta dhe shkroi “Si më bënë këto zgjedhje të shikoja këto shtete të kuqe”.
Moderatori, Jimmy Kimmel shkroi në Twitter të martën mbrëma “Kjo është si të jesh zgjuar gjatë operacionit tënd.”

Nëse keni pasur stres, aktorja dhe regjisorja Elizabeth Banks ka qenë aty me ju.
“Thjesht po eci përpara dhe prapa,” shkroi ajo në Twitter. “Të paktën po digjem nga galoni i akullores që sapo hëngra. #Ne zgjedhje”.

Stephen Colbert nuk po përdorte thjesht humor në shfaqjen e tij të natës vonë. Ai gjithashtu tha se po i priste rezultatet për Pensilvani në këtë ‘fushëbetejë’.
“Trupi i njeriut nuk u bë që të harxhonte kaq shumë energji duke menduar për Pensilvaninë,” shkroi Colbert në Twitter.

Bashkëpuntori i tij natën vonë James Corden shkroi në Twitter disa këshilla të mira, duke iu kërkuar të marrin frymë.

Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...