Të gjithë shqiptarët ndihen krenarë për sukseset e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Në mesin e tyre edhe reperja nga Kosova, Tayna e cila këtë vendosi ta tregonte edhe në një postim të fundit në InstaStory.
Rap-artistja ka publikuar një video ku shihet Rita në një nga intervistat e saj të fundit, ndërsa reperja tregon për dashurinë dhe krenarin që ka për të.
“Ti je e dashur dhe ne të gjithë jemi krenarë me ty”, ka shkruar Tayna në postim.

Për këtë postim të reperes ka reaguar edhe nëna e Ritës, Vera Ora e cila tha sesa origjinale dhe e gjest i ëmbël është veprimi i Taynës për vlerësimin e yllit ndërkombëtar.
“Sa e ëmbël dhe origjinale nga Tayna për vlerësimin dhe dashurën për Ritën. Këshilla ime: Bëhu e fortë që të mund të jesh e vërtetë ndaj vetës, është në rregull të jesh vlerësues ndonjëherë, të bën të qëndrosh me këmbë në tokë derisa ndihmon të tjerët ose ata që kalojnë në të njëjtën rrugë. P.S Tayna e dua muzikën tënde”, ka shkruar Vera.

Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...