Ylli i hitit “Look What Made Me Do”, kontakotj me 16-të vjeçarin, Trinity Foster dhe i dhuroi shumën e parave për ta ndihmuar atë me barnat me shpresë së një ditë do të mund të takohet me të.
“Trinity, i pash fotot nga festa e albumit tënd që e bëre në spital dhe desha të të them faleminderit që je kaq e mirë dhe përkrahëse! Shpresoj që një ditë do të mund të të dhuroi një përqafim , por ndërkohë dua të dërgoj këtë dhe dashurin time, mikja jote Taylor, ka shkruar këngëtarja për adhuruesen e saj.

Para se 29-të vjeçarja të bënte donacionin e saj, Trinity arriti të mbledh 4 mijë dollarë në faqen e saj.
Në faqen ‘GoGundMe’, adoleshentja shpjegon se e ka të vështirë që ajo dhe familja e saj të përballojnë shpenzimet për barnat dhe terapitë.

Ky donacion i Taylor vjen një muaj pasi që këngëtarja, nëna e së cilës është e diagnostikuar me kancer, ndihmoj një tjetër adhurues të saj i cili po lufto me sëmundjen. Taylor befasoj fansin duke i bërë thirrje telefonike e cila ktheu disponimin e tij./Indeksonline/

Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash