Tarkan është një prej këngëtarëve më të famshëm turk në botë.
E për këtë edhe personel shërbyes i restoranteve ku shkon të ushqehet është në nivelet më të larta.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në qytetin e vogël gjerman të Siegburg, ku 44-vjeçari ishte ndalur të ushqehej në një piceri me bashkëshorten Pinar Tevetoglu.
Por, këngëtari i hitit botëror ‘Kuzu Kuzu’ nuk e ka lënë pa e shpërblyer këtë shërbim të personelit të Tuscolos.
Ai i ka lënë bakshish 450 euro, përkatësisht nëntë fish më shumë se sa dreka që kishte ngrënë këngëtari në vlerë prej 50 eurove, që në total ka paguar 500 euro.
Ndryshe, Tarkan po qëndron në Gjermani ku po mban disa koncerte anembanë shtetit gjerman.
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...