Është një prej aktorëve më të famshëm në botë, por edhe Sylvester Stallone ka kaluar periudha të vështira.
Siç tregon vetë në një postim të bërë në Instagram, në vitin 1971 ishte një aktor i ri i cili e ndante apartamentin në New York me qenin e tij Butkus. Por ishte kaq i varfër sa u detyrua që ta shesë për 40 dollarë.
Arriti ta riblejë vetëm pas disa vitesh, pasi arriti sukses me filmin Rocky, për plot 15 mijë dollarë, “por i’a vlente çdo çmim për të”.
Në Instagram aktori publikoi një fotografi të vitit 1971, ku shihet me qenin në krahë.
“Ky jam unë me Butkus kur ishte ende këlysh. Ishim të dy të dobët, të uritur dhe jetonim në një apartament të vogël mbi stacionin e një metroje. Banesa kishte merimanga dhe buburreca si kur ishte ftohtë edhe nxehtë. Nuk kishim ç’të bënim tjetër veçse të kalonim kohën bashkë dhe aty nisa të studiojë skenografi”, shkruan aktori.
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...