Sunny Hill Festival ka bërë të ditur se sot ka lansuar aplikacionin e saj mobil, i cili mund të shkarkohet falas nga AppStore apo Google Play Store.
Në këtë edicion të festivalit, të gjitha pagesat për pije dhe ushqim në festival do të jenë vetëm digjitale, përmes aplikacionit mobil të festivalit, bylyzykut digjital i cili mund të mbushet me kredi.
Pagesat për pije dhe ushqim janë shumë të thjeshta. Pas mbushjes së llogarisë online sipas shumave të dëshiruara, përdoruesi e blen produktin e zgjedhur vetëm duke e skenuar atë me QR kod të aplikacionit mobil të festivalit, skenim të bylyzykut digjital apo me kartelë përmes POS-it.
Mbushja e kredisë për pije dhe ushqim mund të bëhet online në aplikacion, apo përmes pikave fizike të kthimit të parave kesh në kredi digjitale për shfrytëzim.
Sunny Hill është festivali më i madh në rajon i cili mbahet çdo vit në Prishtinë.
Duke filluar prej këtij viti, festivali tashmë tradicional do të mbahet edhe në Tiranë nga 26 deri me 28 gusht./arbresh.info/
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...