Dua Lipa për momentin është njëra ndër këngëtaret më të famshme në botë.
Ajo e ka dëshmuar suksesin e saj në tregun botëror duke qenë vazhdimisht në krye të top listave, shkruan portali arbresh.info
Para pak çastesh ajo ka bërë një postim në rrjetin social ‘Instagram’ ku ka treguar se është renditur nga BBC si një nga artistet më të talentuara.
“Shumë e nderuar të jem në BBC si femra më e talentuar dhe më e rëndësishme në muzikë. Faleminderit që isha pjesë e saj”, ka shkruar Lipa. Në postimin e publikuar nga BBC thuhen fjalë të mëdha për këngëtaren 23 vjeçare.
https://www.instagram.com/p/BoenScEFTa3/?taken-by=dualipa
Së fundmi, Dua është nominuar në ‘American Music Awards’, si artistja e re e vitit bashkë me Bebe Rexhën. /arbresh.info/
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët
Çmimi i naftës bie pas paralajmërimit të Donald Trump ndaj I...