Sukses tjetër i “Zgjoi”, Yllka në mesin e 15 aktorëve që do të përfshihen në listën e ngushtë për ‘BAFTA’

08:56 | 5 Janar 2022

Filmi “Zgjoi” po thyen rekorde të mëdha botërore.

Shtëpia e parashikimeve për çmime të ndryshme ndërkombëtare Variety, e ka përfshirë aktoren kosovare Yllka Gashin në mesin e 15 aktoreve që do të përfshihen në listën e ngushtë për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit, shkruan arbresh.info

E natyrisht ky fakt e ka gëzuar aktoren e njohur kosovare, ku përmes një njoftimi në ‘facebook’, ka thënë se që i zemra i bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falënderimi që e ka për ata me të cilët ka pasur fatin të bashkëpunojë.

Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Kujtojmë se rundi i parë i votimit për çmimet BAFTA mbyllet të hënën. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara