Stresi ka thënë se i ka mbyllur gjërat me ish-partneren e tij, të cilën e ka quajtur një vajzë të mrekullueshme.
I ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” të Top Channel, reperi nuk ka mundur t’u shmanget pyetjeve në lidhje Keisin.
“Në radhë të parë është një vajzë e mrekullueshme… Nuk kam se si ta mohoj dhe të them se është një vajzë shumë e mrekullueshme, një vajzë shumë e mirë. Raporti mes nesh, le të themi, ka marrë fund, por respektohemi shumë familjarisht. Dy familjet kemi kontakt shumë të mirë. Edhe aty ka ngelur domethënë, kupton. ”, ka deklaruar Arkimed Lushaj.
Ai ka thënë se nuk është takuar me Keisin pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Kosova’: “Jo, kemi folur, mbaj mend, natën finale”.
Reperi ka pranuar se Keisi ka qenë personi i parë që i ka dërguar mesazh pas daljes nga shtëpia e famshme në Kosovë: “E vërtetë, s’mund ta mohoj. Sepse ajo kishte bërë ‘tag’ në momentin që unë isha shpallur fitues dhe ia bëra ‘repost’, normalisht”. /Telegrafi/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë