Stresi nuk ka humbur kohë! Pasi triumfoi në “Big Brother Vip Kosova” reperi i është rikthyer fuqishëm koncerteve të tij.
Së fundmi, teksa ka performuar në një nga klubet e Tiranës, Arkimed Lushaj iu ka bërë sërish thirrje fansave të tij të mbështesin Luiz Ejllin.
Teksa po performonte këngën e tij “Mos u dorëzu”, ai ia dedikoi këtë konkurrentit të “Big Brother VIP Albania”.
Kjo nuk është hera e parë që Stresi e mbështet publikisht Luizin. Edhe kur sapo doli nga shtëpia e “BBVK” ai iu kërkoi të gjithëve të votonin artistin nga Shkodra.
“I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.
Sakaq kujtojmë që Arkimedi qëndroi plot 103 ditë brenda shtëpisë së “BBV” duke fituar kështu 160 mijë euro nga çmimi final që ishte 200 mijë, pasi nga 10 mijë euro u ndanë për katër finalistët.
https://www.tiktok.com/@luiz.fitues/video/7214658745450712325?embed_source=121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_pause_share&refer=embed&referer_url=www.oranews.tv%2Flifestyle%2Fvideo-stresi-nderon-luizin-ne-koncertin-e-tij-te-fundit-i1081683%3Ffbclid%3DIwAR1ACm9d2-r9IWv8e0T6x3PHOP6Op8s1LfPMbRC3lIV295CZgYyDEksPw_s%23.ZCFmNx0iul8.facebook&referer_video_id=7214658745450712325
Bordi i Paqes: Kosova dhe Shqipëria do të dërgojnë trupa në ...
Trump: Aleatët kanë kontribuar mbi 7 miliardë dollarë për Ga...
Miratimi i buxhetit në Komision, Rama: Një hap i rëndësishëm...
Bayern rikthen interesimin për Fisnik Asllanin
Mourinho ndalon çdo përmendje të Real Madridit te Benfica pa...
Zyrtare: Bukayo Saka nënshkruan kontratë të re afatgjatë me ...