Aktori amerikan, Sylvester Stallone, i ka hedhur poshtë raportet se ai dhe roja e tij kanë sulmuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare në Las Vegas, në vitet 1980.
Gazeta The Mail Online ka publikuar, siç ka thënë, raportin e policisë, që daton nga viti 1986 dhe që i detajon akuzat.
Vajza nuk i ka çuar më tutje akuzat, sepse është ndjerë “e poshtëruar, e turpëruar dhe e frikësuar”, thueht në raport.
Zëdhënësja e yllit të filmave Rocky ka thënë se artikulli është “krejtësisht i rremë”.
“Stallone nuk është kontaktuar kurrë nga autoritetet apo dikush tjetër në lidhje me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësja e tij, Michelle Bega./REL/
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos
Të shtëna armësh në drejtim të një veture në Laç, të dyshuar...
Rama nga Athina: Ligji i luftës me Greqinë duhet të marrë fu...