Beyoncé përjetoi një moment tronditës gjatë koncertit të saj në qytetin e lindjes, Houston të Teksasit, të shtunën mbrëma.
Gjatë interpretimit të këngës “16 Carriages”, makina e kuqe kabriolet me të cilën ajo qëndron pezull mbi publik, filloi të anohej në mënyrë të rrezikshme, duke rrezikuar që këngëtarja të binte drejt e në audiencë.
Pavarësisht incidentit, Beyoncé u kthye në skenën kryesore dhe e përfundoi performancën me profesionalizmin që e karakterizon, shkruan DailyMail.Pas koncertit, ekipi i saj lëshoi një deklaratë në lidhje me ndodhinë.
“Sonte në Houston, në stadiumin NRG, një defekt teknik bëri që makina fluturuese, rekuizitë që Beyoncé përdor për të përshkuar stadiumin dhe për të qenë afër fansave, të anojë”.
“Ajo u ul me shpejtësi dhe askush nuk u lëndua. Shfaqja vazhdoi pa ndërprerje”, thuhet në deklaratën nga Parkwood Entertainment.
Teksa makina nisi të anohej, këngëtarja e hitit “Single Ladies”, 43 vjeçe, bërtiti në drejtim të stafit të saj: “Ndaloni. Ndaloni, ndaloni, ndaloni”, tha ajo me shqetësim në zë. Publiku fillimisht heshti, e më pas shpërtheu në britma dhe duartrokitje.
Makina, e lidhur me disa kabllo, u ul ngadalë dhe në mënyrë të sigurt në skenë.
Megjithëse situata ishte e frikshme, Beyoncé qëndroi e qetë gjatë gjithë kohës. Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi konkretisht, por sipas disa llogarive në rrjete sociale dhe raportimeve të Houston Chronicle, makina kishte ndalur lëvizjen në ajër dhe nisi të anohej.
Sipas Hot New Hip Hop, pasi makina u ul në tokë, Beyoncé u largua për pak çaste nga skena për t’u rikthyer më pas dhe për të përfunduar performancën.
Sapo u kthye në skenë, këngëtarja vazhdoi interpretimin dhe falënderoi publikun për mbështetjen: “Dua t’ju falënderoj të gjithëve… që më doni.” Më pas shtoi: “Nëse ndonjëherë rrëzohem, e di që do të më kapni”.
Ky incident, i ndodhur në vendlindjen e saj, nuk është problemi i parë teknik që Beyoncé ka hasur gjatë turneut Cowboy Carter.
Në maj, gjatë një prej netëve të fundit në Los Angeles, një robot në skenë nuk funksionoi siç duhej.
Gjatë një pjesë të koncertit në stadiumin SoFi të Inglewood-it, Beyoncé u ul në një fron të artë, teksa një krah robotik – që duhej të derdhte një shishe pije në gotën e saj – dështoi, duke e derdhur përmbajtjen mbi fronin ku ajo ishte ulur.
Sipas skenarit, Beyoncé do të duhej të merrte gotën, të pinte dhe më pas të përdorte një telekomandë në mbështetësen tjetër për të simuluar ndezjen e një televizioni.
Por pasi vuri re se gota ishte bosh, ajo buzëqeshi shkurtimisht dhe vazhdoi interpretimin pa e prishur rolin.
Turneu Cowboy Carter, i titulluar zyrtarisht Cowboy Carter and the Rodeo Chitlin’ Circuit Tour, është në mbështetje të albumit të saj më të fundit me të njëjtin emër. Ai përfshin 32 koncerte në stadiume të mëdha në SHBA dhe Evropë.
Turneu filloi më 28 prill 2025 në Inglewood, Kaliforni, dhe pritet të përfundojë më 26 korrik 2025 në Paradise, Nevada. /Telegrafi/
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...