Kanë mbetur edhe pak orë para performancës së Jonida Maliqit në “Eurovizion”.
Këngëtarja para se të ngjitet në skenën e “Eurovisionit” ka shprehur emocionet që ka për këtë garë si dhe ka kërkuar votën e gjithë adhuruesve të saj, shkruan portali arbresh.info.
Statusi i plotë pa ndërhyrje:
“Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshem qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat❤”.

Kujtojmë se Jonida Maliqi përfaqëson Shqipërinë këtë vit me këngën “Ktheju Tokës”, finalja e “Eurovision” do të mbahet në Tel Aviv. /arbresh.info/
Benita i shpreh pëlqim Klodit, flet edhe për Endrin: E shkua...
Militao ende nuk është gati për rikthim – është ndalur...
Dokumente, armë dhe para/ Policia jep detaje për aksionin në...
Zbulohen prapaskenat e operacionit financiar të Real Madridi...
Rama përfundon sot vizitën në Izrael: Shqipëria u vendos në ...
Mbyllet përkohësisht aksi Ferizaj–Gjilan në Sojev, shkak gru...