Të martën është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e “Eurovizionit”.
Sonte do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale ku do të garojnë plot 18 shtete, kurse finalja mbahet të shtunën (10 maj), shkruan lajmi.net.
Ashtu sikurse në natën e parë, edhe kësaj radhe janë vetëm 10 shtete të cilat do të shkojnë në finalen e madhe të “Eurovizionit”.
Në natën e parë gjysmëfinale në mesin e 10 shteteve që u kualifikuan për finale është edhe Shqipëria, e cila këtë vit përfaqësohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.
Bushpepa deri tani ka pranuar komente pozitive edhe nga kritikët e muzikës, të cilët e vlerësojnë këngën e tij si të mundshme për të fituar këtë kompeticion.
Më poshtë gjendet lista me 18 përfaqësuesit e shteteve që garojnë sonte në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovizionit”:
Australia: Jessica Mauboy – ‘We Got Love’
Danimarka: Rasmussen – ‘Higher Ground’
Moldavia: DoReDos – ‘My Lucky Day’
Holanda: Waylon – ‘Outlaw in ‘Em’
Norvegjia: Alexander Rybak – ‘That’s How You Write a Song’
Rumania: The Humans – ‘Goodbye’
Rusia: Julia Samoylova – ‘I Won’t Break’
San Marino: Jessika feat. Jenifer Brening – ‘Who We Are’
Serbia: Sanja Ilić & Balkanika – ‘Nova Deca’
Gjeorgjia: Iriao – ‘For You’
Hungaria: AWS – ‘Viszlát nyár’
Latvia: Laura Rizzotto – ‘Funny Girl’
Malta: Christabelle – ‘Taboo’
Mali i Zi: Vanja Radovanović – ‘Inje’
Polonia: Gromee feat. Lukas Meijer – ‘Light Me Up’
Sllovenia: Lea Sirk – ‘Hvala, Ne’
Suedia: Benjamin Ingrosso – ‘Dance You Off’
Ukraina: Mélovin – ‘Under the Ladder’
Abdixhiku për rezultatin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin t...
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...