Ari Blue ka lansuar këngën e saj të re të cilin e ka titulluar ‘So problem’, tekstin e së cilës e ka bërë Fatmir Muja, për videoklipin X films, ndërkaq për muzikën Massive Production.
Ari pëlqen më shumë të kultivojë zhanret e muzikës RNB, Pop dhe Dancehall, derisa baladat zënë një vend të veçantë në shijen e saj muzikore, të cilat pritet të jenë pjesë rëndësishme e albumeve të saj.
Ari Blue ka nisur fillet e saj muzikore qysh në moshën 14 vjeçare kur filloi të ndjek shkollën për vokal – “St Erhard Kapelle” në Obertsrot të Gjermanisë, te profesoresha Anja Schlenker Rapke, të cilën e vijoi për pesë vjet deri në vitin 2013.
Dëshirën dhe talentin për muzikën Ari Blue duket ta ketë trashëguar nga nëna e saj, Lumturie Kastrati –Plakiqi, e cila që në moshë të re kishte interpretuar këngë folklorike dhe popullore si pjesë e shoqërive kulturore të kohës.
Ari Blu ka lindur me 1994 në Baden Baden të Gjermanisë, ku edhe jeton aktualisht, ndërsa hobi i saj është vallëzimi dhe leximi.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...